Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka pyetur qeverinë e Kosovës për si do të mund të mbjellin tokat e tyre bujqit, meqë ne kufizimet e lëvizjes ata nuk mund të dalin nga shtëpia.
Mustafa, në faqen e tij zyrtare facebook i ka drejtuar pyetje ekzekutivit duke i thënë se a është hequr dorë nga tokat.
“A ka Qeveria në detyrë përgjigje, si do t’i mbjellin arat e tyre bujqit, kur ata nuk guxojnë te dalin nga shtëpia? Apo kemi hequr dorë nga tokat tona!”, ka shkruar Mustafa.
Gjithashtu sot, kreu i LDK-së ka shkruar se vendimet që i ka marrë qeveria mbrëmë janë shqetësuese, duke shtuar se ato kapërcejnë çdo kufi të një shteti demokratik.
Sipas tij, kjo qeveri duhet të shkojë sa më shpejtë dhe të emërohet qeveria e re