Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, i ka reaguar zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi duke i thënë këtij të fundit se arkivat e UÇK-së, janë arkiva të shtetit të Kosovës, shkruan TV Malisheva.

Mustafa shprehet se hapja e tyre nuk e dëmton fare UÇK-në, mirëpo, sipas tij, mund të shërbejë për ritheksim të lavdisë së madhe të UÇK-së në arritjet e kombit shqiptar tek vlerat sublime si liria dhe demokracia.

“UÇK-ja ka memorie edhe dukumentare për atë se për çfarë është krijuar, si ka funksionuar, për çka është angazhuar ose më saktë për çfarë ka luftuar. Ato arkiva janë publike dhe i kanë institucionet që duhet t’i kenë. I kanë edhe partnerët ndërkombëtar.  Pra, mund të flitet për përmbledhje të arkivave të UÇK-së dhe jo për hapje të tyre sepse ato, veçse janë hapura”, shkruan Mustafa, përcjell TV Malisheva.

Ja postimi i tij:

Arkivat e UÇK-së, janë arkiva të shtetit të Kosovës.

UÇK-ja ka memorie edhe dukumentare për atë se për çfarë është krijuar, si ka funksionuar, për çka është angazhuar ose më saktë për çfarë ka luftuar.

Ato arkiva janë publike dhe i kanë institucionet që duhet t’i kenë. I kanë edhe partnerët ndërkombëtar.

Pra, mund të flitet për përmbledhje të arkivave të UÇK-së dhe jo për hapje të tyre sepse ato, veçse janë hapura.

Hapja e tyre nuk e dëmton fare UÇK-në mirëpo mund të shërbejë për ritheksim të lavdisë së madhe të UÇK-së në arritjet e kombit shqiptar tek vlerat sublime si liria dhe demokracia. Pra, shërben për të konfirmuar dicka që dihet nga të gjithë.

UÇK-ja as nuk ka çfarë e për pasojë as nuk duhet të fsheh asgjë. E gjithë ajo çfarë e karakterizon UÇK-në si të tillë, është e drejtë, e fisme dhe e lavdishme. Është edhe demokratike, edhe morale edhe humane. /TV Malisheva

Share.