Ish-ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi ka falënderuar punëtorët shëndetësorë për përkushtimin e tyre, në situatën e krijuar nga koronavirusi.
Ish-ministri Gashi, i cili në mandatin e tij u përball me gripin H1N1, i ka ofruar bashkëpunim ministrit të Shëndetësisë, pasi thotë si i kupton vështirësisë e ministrit aktual.
“Falënderoj punëtorët shëndetësorë për përkushtimin e tyre. Ftoj qytetarët e vendit që t’i zbatojnë vendimet/ detyrimet e deklaruara nga Ministri i Shëndetësisë. Me angazhim të gjithmbarshëm pasojat mund të jenë shumë më të vogla. Jo frike, por kujdes”, ka thënë Gashi /TV Malisheva/