Bajrush Hoti, kryetari i degës së LDK-së në Malishevë, njëherit edhe ish-ushtar dhe mjek i UÇK-së, përmes një postimi në Facebook ka kujtuar ditën kur filluan përgatitjet për fillimin e punës së Spitalit Ushtarak të UÇK-së në Gajrak të Malishevës.

Hoti tregon se bënin pjesë në kuadër të njësitit Lumi, dhe se po në këtë datë, 15 maj 1998, ndodhi sterilizimi i parë i pajisjeve kirurgjike.

I pari i LDK-së në Malishevë ka falënderuar të gjithë kolegët, teknikët, motra, mjekët e përgjithshëm, e specialistët si, anesteziolog, ortoped, kirurg, neurokirurg, neuropsikiatër e shumë specialistë të tjerë, si dhe ushtarët roje që kontribuuan në Spitalin Ushtarak të UÇK-së në Gajrak të Malishevë, raporotn TV Malisheva.

Postimi:

24 vite më parë me 15 Maj 1998, në fshatin Gajrak u bën të gjitha përgaditjet për fillimin e punës në Spitalit Ushtarak të UÇK-së, në kuadër të njësitit Lumi dhe po këtë datë 15 Maj 1998 ndodhi sterilizimi i parë i paisjeve kirurgjike. Në këtë spital u kryen shumë operacione e vizita mjekësore për pacient civil e ushtarë të UÇK nga të gjitha Zonat Operative të Kosovës. Prandaj, shfrytëzoj rastin ti falenderoj të gjithë kolegët, teknik medicinal, motra medicinale, mjekët e përgjithshëm, e specialist si, Anesteziolog, Ortoped, Kirurg, Neurokirurg, Neuropsikiatër e shumë specialistë të tjerë,si dhe Ushtarët roje që kontribuan në Spitalin Ushtarak të UÇK-së në Gajrak, si dhe falenderim të pa fund për të gjithë banorët e fshatit Gajrak për kontributin e dhënë.

Me respekt,

Udhëheqësi i Spitalit Ushtarak të UÇK – së

Gajrak – Malishevë

Bajrush Hoti.

May be an image of 1 person and standing

 

May be an image of 3 people and people standing

 

May be an image of 9 people and people standing

Share.