Kandidati i PDK-së për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, ka zhvilluar një takim me drejtorin e Radoniqit Ismet Ahmeti, me ç’rast kane diskutuar rreth projektit të Hidroregjionit Radoniqi.

Kilaj në profilin e tij në Facebook shkruan se në takim është informuar se projekti i kompanisë për Malishevën, e ka marrë mbështetjen edhe të Bashkimit Evropian dhe se do të fillojë implementimin menjëherë, përcjell TV Malisheva.

“Sot e takova Drejtorin e Radoniqit Z.Ismet Ahmeti, për të diskutuar rreth projektit të Hidroregjionit Radoniqi që do t’i japë Malishevës ujë cilësor 24 orë. Ne takim u informova që projekti i kompanisë për Malishevën, e ka marrë mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe do të filloj implementimin”, shkruan Kilaj në Facebook.

Ja shkrimi i tij:

Malisheva do të ketë ujë 24 orë.

Ujin do ta sigurojmë nga Ujësjellësi Rajonal “Radoniqi”.

Sot e takova Drejtorin e Radoniqit Z.Ismet Ahmeti, për të diskutuar rreth projektit të Hidroregjionit Radoniqi që do t’i japë Malishevës ujë cilësor 24 orë.

Ne takim u informova që projekti i kompanisë për Malishevën, e ka marrë mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe do të filloj implementimin.

Me kyçjen në rrjetin rajonal Radoniq, ky sistem do të bëhet 100% funksional për të gjitha fshatrat e Komunës.

Për mua është prioritet uji për komunën tonë.

Komuna do ta mbështet Kompaninë Rajonale duke ndihmuar e kryer me kohë të gjitha detyrat sa i përket këtij projekti.

Sikurse edhe në të kaluarën, edhe tash e në të ardhmen ne besojmë dhe angazhohemi në bashkëpunimin ndërinstitucional e ndërkombëtar për t’i sjellë Malishevës sa më shumë investime e projekte për zhvillim. /TV Malisheva

Share.