Një e sapomartuar 26-vjeçare është arrestuar pasi tentoi t’i zhvatë 1 milion dollarë bashkëshortit 77-vjeçar, nga llogaria e tij bankare.
Lin Helena Halfon nga Izraeli u arrestua në fillim të këtij muaji në Aeroportin Ndërkombëtar të Tampa në Florida, nën akuzat për pastrim parash, mashtrim dhe shfrytëzim të një personi të moshuar.
Më 7 nëntor të këtij viti, Lin kërkoi të tërhiqte çekun prej 1 milion dollarësh me pretekstin se do të blinte një jaht për të dhe bashkëshortin e saj biznesmen.
Sipas mediave vendase, çifti nuk jetonte në të njëjtën shtëpi dhe 77-vjeçari beson se është mashtruar nga gruaja shumë më e re në moshë.