Fotografia e Elida Jorgoni

250 fshatra u rrënuan, 100.000 njerëz emigruan, 11 krahina të begata dhe të lulëzuara: Gora, Devolli, Korça, Kolonja, Leskoviku, Përmeti, Frashëri, Skrapari, Tepelena, Kurveleshi, Gjirokastra… u shkatërruan.

105 vite më parë, më 1914, shqiptarët masakroheshin nga andartët e Batalionit të Shenjtë aty afër Grykës së Këlcyrës, në Peshtan – Tepelenë, ku mbysnin dhe hidhnin me dhjetëra foshnja në pus, kurse grave shtatzëna ua hiqnin me thika foshnjat e gjalla dhe i çanin me bajoneta në trup së gjalli.

Në Luaras – Ersekë, therrën 14 fëmijë.

Nga 2 – 10 korrik 1914, në zonën e Panaritit të Korçës u mblodhën dhe u therrën përmbi 375 shqiptarë, 298 prej Panaritit u therrën në Grabockë dhe më pas andartët ua hodhën kokat në Honin e Karakollit. Panariti u dogj.

Më 25 shkurt 1914, në Kuqar dhe në Kosinë të Përmetit, grekët therrën fëmijët në sy të nënave si dhe bënë masakrime të pashembullta çnjerëzore në Kishën e Kosinës.

Më 29 prill 1914, në Sheshin e Rrapit të Hormovës – Tepelenë dhe në Kishën lart në Kodër, grekët therrën e vranë përmbi 217 shqiptarë, ku kanibalët grekë torturuan ç’njerëzisht shqiptarët e pambrojtur. U dogjën 98 shtëpi. U morr gjëja e gjallë, …

Fotografia e Elida Jorgoni

Fotografia e Elida Jorgoni

Fotografia e Elida Jorgoni

Fotografia e Elida Jorgoni

Share.