Avokati, Arbër Jashari e ka quajtur të vonuar vendimin e presidentes Vjosa Osmani për mosdekretimin e Blerim Isufajt për kryeprokuror të shtetit. Jashari i tha Ekonomia Online se e para e shtetit nuk është dashur që të pres kaq gjatë që të marrë një vendim të tillë, nëse e ka pasur ndërmend që mos ta dekretojë Isufajn.

Madje thotë se nëse ka Osmani ka pasur dëshmi e fakte që procesi është përcjell me parregullsi atëherë është humbur kohë pa nevojë. Kur foli për mundësinë e ankesë, ai pohoi se Isufaj nuk mund të ankohet ngase nuk mund të bëhet palë në Gjykatën Kushtetuese.

“Hapi i presidentes Omani  është një hap shumë i vonuar në këtë aspekt presidentja u dashtë moti ta marrë një vendim edhe nëse me të vërtetë e ka pasur ndërmend të mos e dekretojë Blerim Isufaj që nga fillimi atëherë nuk ka pasur nevojë që të pres kaq gjatë. Në vazhdimësi Presidenca ka thënë që ne po presim deri sa kjo çështje të kryhet në procedura gjyqësore duke pasur parasysh që kundër z.Isufaj ka pasur disa raste në gjykata të rregullta e pastaj edhe në Gjykatë Kushtetuese të cilat së fundmi kanë përfunduar dhe pavarësisht se ato kanë përfunduar në favor të z.Isufaj duke qenë se gjykata nuk e ka prish procesin as nuk e ka kthyer prej fillimit as nuk ka arritur një konstatim tjetër nga Këshilli Prokurorial i Kosovës prapë se prapë presidentja ka vendos të mos e dekretojë dhe shtrohet pyetja: Pse u prit kaq gjatë?”.

“Pse u pritën vendimet e Gjykatës kur presidentja që nga fillimi e ka pasur bindjen që procesi është përcjellë me shumë parregullsi dhe ka qenë humbje kohe e panevojshme mendoj që vendimi i sotshëm është vendim i vonuar me të cilin i është bë dëm Kosovës edhe sidomos Prokurorisë së Kosovës, kryprokurorit, institucioneve të kryeprokurorit si organi më i lartë në Prokurorinë e Shtetit dhe se presidentja është dashur të veprojë moti pavarësisht të marrë një vendim po ose jo dhe të mos e mbajë peng procesin ajo e ka mbajtur peng për një kohë të gjatë tash e ka marr një vendim, i cili është dhe në kundërshtim me atë që e kanë gjet gjykatat së fundmi Gjykata Kushtetuese e cila nuk ka mundur ta marr një vendim në disfavor të zgjedhjes së kryeprokurorit Isufi”.

“…nuk ka ndonjë mjet juridik në dorë i cili mund ta anulojë, kryeprokurori i pa dekretuar nuk mundë të ketë në dorë ndonjë mjet juridik ose të ketë mundësinë ta ushtrojë ndonjë mjet juridik për ta realizuar të drejtën e tij e vetmja mundësi është Gjykata Kushtetuese mirëpo për të qenë palë në Gjykatën Kushtetuese duhet plotësohen disa rregulla dhe duhet të pasur parasysh që duhet ecur nëpër disa procedura ky në këtë aspekt nuk besoj që e ka edhe mund ta merr edhe rolin statusin e palës në procedurë kështu që nuk besoj që mund të ketë në dorë ose mund ta atakoj këtë proces”.

/TV Malisheva

Share.