Në 22 vjetorin nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij, në kufirin shqiptaro-shqiptar, kryetari i komunës së Skenderaj, Bekim Jashari ka bërë homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë.

Jashari ka treguar se bashkë me stafin e tij dhe shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishin për të bërë homazhe dhe për të përkujtuar sakrificën dhe veprën e tyre për liri dhe pavarësi.

“Sot, bashkë me stafin tim dhe Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, në 22 vjetorin e rënies së heroit të Mujë Krasniqi dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij, me homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë përkujtuam sakrificën dhe veprën e tyre për liri dhe pavarësi, luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi heroit Mujë Krasniqi dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij! Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Jashari në “Facebook”./TV Malisheva

Share.