“Bianconeri” janë të gatshëm të heqin dorë nga mesfushori boshnjak nëse marrin ofertë të kënaqshme gjatë verës që vjen
Juventusi është i gatshëm ta shesë Miralem Pjanicin gjatë verës që vjen.
Për këtë siguron portali italian, “Calciomercato”, përcjell “Gazeta Express”.
Kampioni aktual italian mendon se ky vit është i duhuri që mesfushori boshnjak të largohet.
Ideja është që t’i lirohet hapësira një futbollisti tjetër, i cili do të kryente punë në mesfushë.
Juve pret t’i nxjerrë rreth 50 milionë euro nga shitja e kartonit të Pjanicit.
Më pas, ato para t’i përdorë për blerjen e një mesfushori tjetër.
Interesim për ish-futbollistin e Romës ka shfaqur Paris Saint-Germaini.