Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se nuk e konsideron serioz kryeministrin Albin Kurti në qoftë se ai nuk ndërmerr hapa për çrrënjosjen e të bëmave të ish-Shërbimit Informativ të Kosovës (ShIK).

Kajtazi ka thënë se do ta përkrahë Kurtin nëse merret me “të këqijat më të mëdha” të cilat i ka mbjell ShIK-u.

Sipas Kajtazit, askush nuk ka qenë më brutal sesa kjo organizatë në Kosovë.

“Albin Kurtit i besoj dhe e përkrahi në atë moment që nis çrrënjosjen e së keqes më të madhe që ka mbjell SHIK-u në këtë vend. Askush më shumë dhe ma brutal nuk ka qenë sesa kjo organizatë”, tha Kajtazi, në një shkrim në Twitter.

“Derisa të hedh hapa për t’u marrë me këtë organizatë, unë nuk e konsideroj serioz Kurtin”, ka shkruar Kajtazi.

/TV Malisheva

Share.