Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lirie Kajtazi ka kërkuara nga Qeveria e Kosovës që në dialogun me Serbinë, temë kryesore të jetë vënia para drejtësisë për kryesit e dhunimeve seksuale në Kosovë

Sipas saj, fjalimi i të mbijetuarës së dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi-Goodman që sot e bëri në Kuvendin e Kosovës, duhet të merret si një detyrë për ofrimin e ndihmës adekuate për të gjithë të mbijetuarit e kësaj dhune.

Kajtazi: Në bisedimet me Serbinë, temët kryesore të jetë vënia para drejtësisë e urdhërdhënësve dhe kryesve të akteve të dhunës

 

“Ky rrëfim që dëgjuam sot nuk duhet të merret si pjesë e një fjale e një propagande, por duhet të merret si një kuptim i drejtësisë, si një detyrë për ofrimin e ndihmës adekuate për ata që i mbijetuan këtij tmerri, ky rrëfim që dëgjuam sot është një nga faktet që dëshmon shkeljen e Konventës për parandalimin dhe dënimin e krimit të gjenocid, cenim i integritetit fizik dhe mendor të anëtarëve të grupit nacional, etnik, religjioz, i cili përbërë akt gjenocid…Në bisedimet e ardhshme me Serbinë njëra nga temat kryesore të jetë vënia para drejtësisë e urdhërdhënësve dhe kryesve të akteve të dhunës së tillë. Në bisedimet e ardhshme përpos reparacaioneve të dëmit ekonomik, të futet domosdoshmërishtë edhe reparacioni për viktimat e dhunës seksuale. Dhe një luftë që u jep fund të gjitha luftërave është ajo që ende nuk e njeh mendësia e Serbisë është kërkim falja, kjo do ta distanconte atë nga e gjithë dhuna dhe do e linte prapa atje”, u shpreh Kajtazi.

Deputetja e LDK-së tha se beteja për drejtësi e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës por del të jetë e beteja më e vështirë.

Kajtazi: Beteja për drejtësi e viktimave të dhun s seksuale gjatë luftës por del të jetë e vështirë

 

“Beteja për drejtësi e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës 98-99 po del të jetë nga më të vështirat edhe pse kanë kaluar më shumë se dy dekada viktimat e shumta që përjetuan dhunë ende nuk po gjejnë paqe ngase ende asnjë nga kryesit e këtyre krimeve, dhe urdhërdhënësit e tyre nuk kanë dal para drejtësisë. Masiviteti i akteve të dhunimit nga forcat policore dhe ushtarake serbe dëshmon se kjo formë e dhunës ka qenë e planifikuar dhe zbulon haptazi qëllimin e shtetit serb për shfarosjen të shqiptarëve në këto hapësira” ,tha ajo.

Kajtazi tutje tha se nuk mjafton vetëm një mbështetje simbolike për të mbijetuarat pasi që për to kërkohet qasje e gjithanshme dhe kujdes të shumë anshëm institucional/TV Malisheva/

Share.