Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga Nisma Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, ka thënë se është bërë punë e jashtëzakonshme në Malishevë gjatë qeverisjes së kësaj partie, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se nëse kthehemi prapa në kohë i shohim projektet që janë realizuar gjatë mandatit të kësaj partie, teksa ka përmendur projektet që, sipas tij, janë kryer në Komunën e Malishevës.

“Nëse kthehemi në retrospektivë dhe i shohim projektet që janë realizuar gjatë këtij mandate, konsiderojmë se është bërë një punë e jastëzakonshme në ndërtimin e infrastrukturës bazike në asfaltimin e rrugëve dhe rrugicave në fshatra, ndërtimin e trotuareve, ndërtimin e infrastrukturës shkollore, pajisjen e shkollave me mjete konkretizuese, didaktike apo me laboratorë, në ndriqimin e fshatrave, është bërë një punë e jashtëzakonshme edhe në përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit dhe konsideroj se në gjithë infrastrukturën që është e nevojshme për qytetarët”, ka thënë Kastrati. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.