Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, ku personave fizikë u lejohet të dalin vetëm për një orë e gjysmë në ditë, në bazë të numrave të letërnjoftimit, në përgjithësi ka nisur së zbatuari në komunën e Kamenicës.

Në këtë komunë ku deri tani kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 15 persona, thonë se gjendja deri tani është e përballueshme.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati në një intervistë për KosovaPress thotë se ndonëse për këtë masë nuk është marr mendimi i kryetarëve të komunave, si komunës e Kamenicës do t’i respektojnë këto masa.

Ai beson që dy-tri ditët e para do të jenë më sfiduese, por shpreson që më pas do të jetë e përballueshme.

Kastrati: Kjo masë në përgjithësi ka filluar së zbatuari, por nuk është në nivel si duhet

“Në përgjithësi ka filluar por ende nuk është në nivelin si duhet veçanërisht edhe këto kategoritë që janë të lejuara që duhet me i furnizua me leje qarkullimi çoftë brenda komunës apo jashtë komunës ende nuk kemi draftet apo formën se si duhet të ketë këto leje dhe kush duhet t’i lëshoi. Ne vendimin e kemi pranuar dje në orët e vona tash po mundohemi të veprojmë menjëherë. Në parim mendoj që janë ekspertët e Instituti e Shëndetësisë Publike ata të cilët janë më të thirrur masat që duhet të jenë. Në këto dy tri javë është koha kur duhet të jetë piku i të identifikuarave, por kanë problem me procedurën në një nuk kanë marr mendim prej neve si kryetar të komunave normalisht e trajtojmë si vendim dhe kanë problem me procedurën këto janë masa të jashtëzakonshme që do të duhej të merreshin vetëm në gjendje të jashtëzakonshme”, tha ai.

Sipas tij dita e djeshme ka qenë mjaftë problematike për t’u menaxhuar, pasi qytetarët në fluks të madh kanë qarkulluar nëpër qytet me qëllim të furnizimin me ushqime e gjëra tjera.

Kastrati: Dita e djeshme ka qenë dita më problematike për menaxhim që nga fillimi i masave për izolim

“Një prej sfidave është me rregullimin e kohës dhe e dyta është që dikur qytetarët iu bëhet njëjtë kjo gjendje nuk është e lehtë me qëndrua por është e domosdoshme dhe po uroj dhe shpresoj që nuk do të relaksohen por edhe për ca kohë do jenë të përpiktë në respektimin e masave…08;31 Dje ka qenë dita më problematike në krejt Kosovën prej se kanë filluar të vendosen masa të izolimit apo shtimit të kujdesit. Dje ka qenë dita më problematike jo vetëm në Kamenicë por në krejt Kosovën e ditët e vazhdim do ta shohim…Qytetarët u shqetësuan dhe kanë dal dje çoftë me i hap llogaritë, çoftë me ardhur dhe me kërkua edhe për aplikime, çoftë me ble ushqim për shtëpi sepse kanë konsideruar se nga sot ndalesat do jenë më të rrepta sepse u konceptua do jenë të kufizuar”, tha Kastrati.

I pari i Kamenicës, Qëndron Kastrati thotë se në këtë komunë deri tani me COVID-19 janë të identifikuar 15 persona, sipas tij kjo situatë deri në këtë momente është e përballueshme dhe e menaxhueshme.

Ndonëse sipas tij sot po priten që të testohen edhe rreth 15 persona, Kastrati thotë se numri i testeve nuk është i mjaftueshëm.

Kastrati: 15 persona i kemi të indentifikuar, 255 persona janë në vetëizolim

“Të identifikuar janë 15 për momentin, 14 janë nga fshati Topanicë, dhe një rasë është nga fshati Hodonocë, deri tani informatat që i kemi edhe ky rasti i Hodonocit e ka vajzën të martuan në fshatin Topanicë. I kemi 255 persona që i kemi dërguar në vetëizolim vazhdimisht kjo listë po rritet, varësisht prej kontakteve që i kanë pasur, në 48 familje. Ne përkujdesemi duke filluar prej ushqimit, barnave termometër kemi kontakte të vazhdueshme me ta. Për momentin është e përballueshme dhe e menaxhueshme”, theksoi ai.

Sipas tij, QKMF-të janë të pajisura mirë me materiale shëndetësore, derisa telashe tha se kanë më shumë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Në anën tjetër, kreu i Kamenicës kërkon nga qytetarët që të rrinë në shtëpi, në mënyrë që të mos shtohet fluksi i persona të prekur me koronavirus.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka marr vendim që qysh nga sot, qytetarët do të mund të dalin jashtë shtëpive vetëm një herë në ditë, dhe atë për vetëm një orë e gjysmë sa për të kryer furnizimet me arti kuj të domosdoshëm ushqimor ose obligime tjera financiare.

Deri tani në Kosovë kanë me COVID19 kanë rezultuar pozitiv 387 persona, 66 të shëruar dhe 9 persona kanë vdekur. /Tv Malisheva

Share.