Së paku katër persona kanë humbur jetën nga tërmti që në mbrëmjen e sotme e goditi Turqinë.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleiman Sojlu tha se dy persona u vranë në provincën lindore të Elazig dhe dy të tjerë në provincën fqinje të Malatya.
Fuqia e tërmetit ishte 6.8 shkallë të Rihterit. Tërmeti është regjistruar në pjesën lindore të Turqisë, Elazıg.
Tërmeti goditi qarkun Sivrice të Elazıg në orën 18:55, sipas kohës lokale, me një thellësi prej 10 kilometrash.
Prej ditësh Turqia është goditur nga një valë lëkundjesh të mëdha të tokës.
Nga pamjet e para, shihet se nga tërmeti ka pallate të rrënuara, ndërsa nuk dihet saktë se sa mund të jetë bilanci i viktimave./TV Malisheva /