Kryeministri Albin Kurti ka pasur vetëm një raportim me vet-iniciativë për çështjet e dialogut. Instituti Demokratik i Kosovës po kërkon nga Qeveria që të hartojë një raport gjithëpërfshirës për këtë proces.

Kështu u tha në publikimin e analizës me titull “Dialogu Kosovë-Serbi: Një hap para, tre hapa prapa”. Ka pasur vetëm një raportim me vetiniciativë në qershor të kaluar.

Në këtë drejtim ne si KDI konsiderojmë se Qeveria e Kosovës duhet të hartojë një raport gjithëpërfshirës. Raporti i fundit është publikuar në qershor të vitit të kaluar. Duhet të ketë edhe një konsensus politik, duhet të ketë një bashkëpunim më të madh ndërpartiak”, ka deklaruar Violeta Haxholli.

Menaxherja e projektit në Institutin Demokratik të Kosovës, Violeta Haxholli tha se dialogu Kosovë-Serbi po karakterizohet me diskutim të temave, që janë arritur marrëveshje në të kaluarën.

“Deri më tani është arritur vetëm marrëveshja për energjinë, por as kjo nuk po zbatohet. Çështja më urgjente është se palët duhet t’i kthehen diskutimeve për elementet lidhur me marrëveshjen finale. Si duket ka hezitim nga pala serbe që dialogu të shkoj drejt marrëveshjes finale”, ka thënë Haxholli.

Më tej, ajo ka theksuar se duhet të ketë dialog të brendshëm me serbët në Kosovë.

“Ky vakuumi që po ekziston po mbushet me informacipne të pasakta nga pala serbe dhe po rritet ndikimi i Serbisë tek ky komunitet. Kampanjat duhet të shkojnë përtej postimeve në Facebook të Qeverisë së Kosovës. Element të rëndësishëm e konsideroj edhe transparencën. Nga takimi i fundit, nga Qeveria e Kosovës nuk kemi pasur informacione se çfarë është diskutuar nga ky takim.

/TV Malisheva

Share.