Situata brenda ambienteve të Interit nuk është aspak e qetë në orët e fundit dhe krejt kjo për shkak mardhënjeve te tensionuara ndërmjet pronarëve te klubit dhe trajnerit Antonio Conte.

Një krisje e papritur ka ndodhur ne klubin zikaltër ndërmjet këtyre dy palëve si pasojë e planeve të Suning për të reduktuar shpenzimet e skuadrës si dhe strategjinë për të mos e përforcuar më shumë skuadrën.

Madje, sipas “Sky Sport”, Beppe Marrota ia ka bërë me dije Contes se duhet bërë edhe shitje të mëdha për të gjeneruar fonde. Ai madje para trajneri ka përmendur emrat e Lautaros, Bastonit, Barellas dhe Hakimit si shitje të mundshme por që kjo ishte e pa pranueshme për teknikun italian.

Tani flitet se gjatë ditës mund të arrihet edhe marrëveshja për shkëputjen e kontratës se Antonio Contes me klubin nga “Giuseppe Meazza”.

Vendin e tij në Interi flitet se mund ta marr ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit Maximiliano Allegri./TV Malisheva

Share.