Sot është zhvilluar gjiro e radhës, në kuadër të Ligës së Femrave, ku shenuam fitore bindëse përballë KFF Llapi.

Ne ju kthyem fitoreve pas humbjes së javës së kaluar në Drenas nga Feronikeli, e cila ishte humbja e parë dhe e vetme deri tani.

5:1 përfundoj kjo përballje e dominuar nga klubi ynë.

Me këtë fitore jemi 3 pikë pas dy skuadrave KFF Mitrovica dhe KFF Feronikel, ku do të presim ndonjë gabim eventual në vazhdim nga këto klube.

Vazhdojmë me rezultate pozitive të bëjmë krenar qytetin!

Golashenuese:
Arbesa Kastrati
Albina Zyba
Fortesa Berisha
Lira kryeziu
Ibadete Hoti

Fotografia e KFF Malisheva

Share.