Opinionistja, Kimete Berisha, përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar ndaj ministrit Arben Vitia, duke thënë se ky i fundit duhet të përgjigjet para Ligjit se pse e ka shpallur të mbyllur pandeminë.

Madje, ajo ka thënë se ministri Vitia është autori i tragjedisë që po ndodh në vend.

“Arben Vitia duhet të përgjigjet para Ligjit se pse e ka shpallur të mbyllur pandeminë, pse i ka mashtruar shqiptarët, pse i ka çuar në vdekje!”, ka shkruar ajo, përcjell “TV Malisheva”.

Ja shkrimi i saj:

Kasaphana e Arben Vitisë!

Gastronomët të shkojnë të protestojnë për masat anti-COVID në oborret e shtëpive të shtatëzënave të vdekura, kurse Arben Vitia, të shkojë në t’pame dhe t’ua këqyr fëmijët jetima në drita të syve!

Arben Vitia është autori i tragjedisë që po

ndodh…tash le të vallëzon mbi varre!

Arben Vitia duhet të përgjigjet para Ligjit se pse e ka shpallur të mbyllur pandeminë, pse i ka mashtruar shqiptarët, pse i ka çuar në vdekje!

Pse i pëlqen tragjedia?

Pse nuk ndjehet përgjegjës?

Pse vdekja nuk i lë përshtypje?

P.S. Derisa shqiptarët vdesin, nuk kanë pare t’i blejnë ilaçet, mbesin pa

punë dhe nuk dinë kah t’ia mbajnë, Kryeministri merret me seminarin e gjuhës shqipe!

Veç një fjalë duhet ta mësojë Keyeministri nga seminari i gjuhës: Dorëheqje! /TV Malisheva

Share.