Pekini zyrtar ka ndaluar përkohësisht hyrjen për pothuajse të gjithë shtetasit e huaj, ndërsa përpiqet të kufizojë numrin e rasteve me koronavirus të importuar.

Ministria e Jashtme e Kinës ka thënë sot se hyrja nga e shtuna do të ndalohet edhe për shtetasit e huaj, të cilëve u lejohet të qëndrojnë në Kinë.

I gjithë transiti pa viza përmes Kinës gjithashtu do të pezullohet, transmeton KosovaPress.

Ndalimi nuk do të zbatohet për personelin diplomatik, ndërsa vizat do të jenë ende në gjendje të kërkohen nga shtetas të huaj që vijnë në Kinë “për veprimtari të nevojshme ekonomike, tregtare, shkencore ose teknologjike ose për nevoja urgjente humanitare”.

Kina, ku koronavirusi u shfaq në fund të dhjetorit, ka arritur të frenojë përhapjen e saj, por rastet e reja tani janë një problem, si pasojë e ardhjeve të fundit të personave të infektuar nga jashtë

Share.