Gjatë mbrëmjes së kaluar është mbyllur afati kalimtar i janarit edhe në Kosovë.

Skuadrat e mëdha, si Prishtina, Llapi, Drita, Gjilani, Feronikeli e Ballkani kanë transferuar një numër të madh  lojtarësh, mirëpo vetëm një skuadër e Superligës nuk ka arritur të përforcohet me asnjë lojtar.

Duket se Vushtrria e ka ngritur flamurin e bardhë, pasi që në skuadër nuk është transferuar asnjë lojtar, e ndërsa janë larguar të gjithë lojtarët e skuadrës së parë.

Nga skuadra janë larguar lojtarë si: Dior Zabërgja, Alush Gavazaj, Qëndrim Gashi, Petrit Tahiri, Bashkim Shala, Ismet Caka, Bajram Zuqaku, Klevis Lushaku, Ledjon Mucaj, Jasmin Raboshta, Ian Agusto, Ygor Vinicius, Matheus De Paula, Kujtim Pantina, Rinor Karaqa, Etrit Halimi, Duat Maxhuni, Besfort Dervishaj dhe Djellon Dragusha.

Kjo tregon që Vushtrria është në krizë financiare, gjithashtu edhe në krizë të rezultateve pasi që do të jetë shumë e vështirë që të siguroj mbijetesën edhe për sezonin e ardhshëm në Superligë.

Share.