Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka njoftuar se bashkë me kryeshefin ekzekutiv të KOSTT, z. Evetar Zeqiri, kanë nënshkruar kontratën për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale, për ndërtimin e Nënstacionit të ri 220/35/10(20)kV Malisheva me linjën transmetuese 220kV.
Nënshkrimi i kësaj kontrate është i një rëndësie të madhe për gjithë qytetarët e komunës së Malishevës, për faktin se po i hap rrugë zgjidhjes së një prej shqetësimeve më të mëdha me të cilin janë përballur qytetarët tanë, pra të mungesës së energjisë elektrike, veçmas gjatë sezoneve të dimrit.
Lajmi i plotë:

/TV Malisheva

Share.