Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar ndaj dekorimit (procedurave nga Presidenca) të këngëtares me famë botërore, Dua Lipa, si “Ambasadore Nderi e Kosovës”, duke thënë se presidentja Vjosa Osmani ka bërë shkelje ligjore, duke shtuar se ajo ka përdorur Zyrën për promovime personale dhe familjare.
Sipas KMLDNJ-së, ajo e ka shndërruar takimin me Dua Lipën në ngjarje private e personale, për faktin se ishin të pranishëm bashkëshorti dhe vajzat e saj.
Për përdorimin e kësaj vule, KMDLNJ-ja ka kërkuar që ky rast të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, sepse sipas tyre paraqet shkelje flagrante të Kushtetutës së Kosovës.
Në reagimin e tyre ata kanë përmendur edhe disenjatorin Vladrin Sahiti, i cili përkujdeset për veshjen e Osmanit, duke thënë se atij paligjshëm i është ndarë pasaporta diplomatike.
KMDLNJ-ja ka kërkuar nga Sahiti ta kthejë pasaportën.
/TV Malisheva