Komiteti Olimpik i Kosovës ka organizuar forumin e parë për vajzat lidere në sport, i cili është mbajtur në kuadër të festës së 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ku ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi premtoi se do ta mbështet sportin e në veçanti sportistet, pasi ato kanë treguar sukses.
Ministrja Dumoshi tha së ndihet shumë e lumtur që sheh njerëz që kanë dhënë kontribute në fushën e sportit, e sidomos femra.
Ajo tha që edhe pse Kosova po përballet me ikjen e të rinjve, mund të punohet për ndërtimin e politikave më të mira dhe se rinia e sporti në Kosovë është krenaria e kombit, sidomos femrat që kanë sjellë medalje të arta siç është Majlinda Kelmendi.
Dumoshi: Sporti në Kosovë na bënë krenar çdo ditë me punën e tyre
Video
“Sigurisht që pjesëmarrja më e madhe duhet të shi kohet që të kemi nga femrat, pra nga vajzat. Të gjitha informatat që ne i kemi, e dimë që po ballafaqohemi me një ikje të madhe të të rinjëve dhe nuk po e shohin perspektivën këtu. Ne mund të punojmë shumë mirë bashkë duke ndërtuar politika të mira, vetëm në sport, në rini, e sporti në Kosovë na bënë krenar çdo ditë me punën e tyre dhe jemi tani pjesë e shumë organizatave ndërkombëtare ku merr edhe Kosova pjesë. Po ma e bukura e të gjithave është se femrat tona kanë qenë pjesëmarrëse dhe na kanë ardhur me medalje siç është edhe Majlinda. Tash Kosova këtë vit do të merr pjesë në Lojërat Olimpike në Tokio, ku do të merr pjesë gjinia më e bukur, femrat”, tha Dumoshi.
Dumoshi gjatë këtij diskutimi u premtoi Komitetit Olimpik të Kosovës se do t’u jap mbështetjen e saj klubeve, e sidomos femrave sepse kjo është diçka që i gjithë Komiteti Olimpik e meriton në mënyrë që Kosova të fitojë sa më shumë medalje.
Dumoshi: Mbështetjen time do ta keni sepse ju e meritoni
Video
“Unë ju siguroj si ministre, por e gjithë puna ime do të jetë e suksesshme fal bashkëpunimit shumë të ngushtë që do ta kemi, çoftë ditor për mbështetjen e klubeve, sidomos ku janë femrat se e di që në të kaluarën nuk ka pas shumë mbështetje dhe është bërë dallim. Ne do të punojmë bashkë dhe mbështetjen time do ta keni sepse ju e meritoni. Pra ne do t’iu shtymë sa më shumë që Kosova të ikë jashtë vendit me medalje e prezantime të shkëlqyeshme….. Besoj që në pjesën e infrastrukturës kanë plotësuar kushte në komuna të ndryshme por edhe në Prishtinë për përfaqësimin e sportit në mënyrën sa më të mirë dhe ky fakt na gëzon “, tha Dumoshi.
Drejtuesit e KOK-ut, presidenti, Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj i uruan festën e 8 marsit të gjitha fe mrave pjesëmarrëse në Komitetin Olimpik të Kosovës.
Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani iu premtoi grave pjesëmarrëse se çdo vit për 8 mars do të organizohet një forum i tillë që do marrë edhe karakter ndërkombëtar.
Ai tha se në statutin e KOK-ut, ata kanë marrë vendim që së paku shtatë femra të jenë pjesëmarrëse e Bordit Ekzekutiv, ndërsa premtoi se nëse angazhimi i grave është i madh, mundësia e grave të përfshira në bord ekzekutiv do të jetë 9 me 8.
Gjatë këtij forumi u debatua për orientimet dhe strategjinë e përfshirjes së barabartë të vajzave në sport dhe në udhëheqje të sportit për të dy gjinitë, kurse vajzat e gratë i shfaqën sfidat dhe idetë se si mund të fuqizohet roli i femrës në sport.