“Duke pasur parasysh cilësinë dhe kualitetin e ekipit tonë dhe vendosmërinë dhe krijimin e një mentaliteti fitues, unë mendoj që ne do të bëjmë një lojë jashtëzakonisht të mirë dhe besoj në rezultat dhe besoj në kualitetin e tyre, sigurisht edhe në punën e mirë të trajnerit dhe shtabit teknik që janë duke e bërë. Natyrisht e pres kalimin e kësaj pengesë e cila është Maqedonia dhe pastaj sigurisht edhe në ndeshjen tjetër do të shkojmë për fitore, nuk kemi çka tjetër”, tha Ademi.

Kujtojmë që Kosova në fillim të vitit të ardhshëm pritet të ketë disa ndeshje miqësore, ndërsa në muajin mars do ta luajë ndeshjen tejet të rëndësishme, atë ndaj Maqedonisë së Veriut, në kuadër të gjysmëfinales së play-offit të Ligës së Kombeve.

Në rast se Kosova do të arrinte kualifikimin në kampionatin evropian, do të ishte suksesi më i madh në histori të sportit kosovar.

Share.