Komiteti për Shëndetësi, Mirëqenie Sociale dhe për Persona me Aftësi të Kufizuara, organ i Kuvendit të Komunës së Malishevës, i drejtuar nga kryesuesi i këtij komiteti, Aziz Thaçi, sot e ka mbajtur mbledhjen e tretë të rregullt për këtë vit, ku janë shqyrtuar disa rekomandime që do t’i dërgohen Kuvendit të Komunës për shqyrtim.

Rekomandimet që do t’i dërgohen Kuvendit, kanë të bëjnë për përkrahje në shëndetësi, e që lidhen me zhvillimin profesional në shëndetësi me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më profesionale, të cilat janë edhe nevojë e kohës.

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, përfshihet edhe menaxhimi i situatës endemike me ethet hemorragjike krime kongo (EHKK).

/TV Malisheva

Share.