Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që vendet të cilat janë të prekura nga pandemia COVID-19, të futen në karantinë. Komuna e Vitisë, si e para e prekur me këtë virus, shihet se po e respekton mirë këtë vendim.
Këtë pasdite KosovaPress vizitoi këtë komunë, më saktësisht fshatin Stubëll për të parë gjendjen nga afër.
Në hyrje të fshatit ishin të vendosur njësitet policore, të cilët kishin bllokuar këtë rrugë dhe po mbanin situatën nën kontrolle.
Ata thonë se qytetaret po i përmbahen rregullave dhe se nuk tentojnë te largohen nga karantina./TV Malisheva/