Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka takuar kongresistin dhe mikun e madh të shqiptarëve, Ritchie Torres.

Konjufca, ka bërë të ditur sot se gjatë takimit me Torres kanë diskutuar për bashkëpunimin e ngushtë Kosovë – SHBA, zhvillimet politike në Kosovë dhe mbështetjen amerikane për proceset euroatlantike të Republikës së Kosovës.

“Siç ka thënë dhe z.Torres, SHBA-ja nuk ka mik më të mirë se Kosovën dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në. Jam thellësisht mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Kongresistit Torres ndaj Republikës së Kosovës dhe përkushtimin e tij në forcimin e miqësisë dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

/TV Malisheva

Share.