Koronavirusi pritet të lë shenja të mëdha në skuadrat e Premierligës.

Me merkaton e verës që po afron, gjërat pritet të përkeqësohen për skuadrat angleze, dhe gjithçka vjen si pasojë e përhapjes së Covid19.

Covid19 ka bërë që aktivitetet sportive në Evropë të pezullohen, përfshirë kështu Premierligën. Si pasojë, skuadrat po përballen me humbje të mëdha që vijnë nga biletat, të drejtat televizive etj.

‘Mirror’ shkruan se Liverpool, Man Utd dhe Chelsea mund të jenë në mesin e skuadrave që do të jenë më të zbehta në merkato, si pasojë e Covid19, transmeton lajmi.net.

Mbetet të shihe se sa do të ndikojë situata e krijuar aktuale, në merkaton e verës.

Vlen të përmendet fakti që skuadrat po kërkojnë zbritje të pagave te lojtarët, për të përballuar krizën.

Share.