Klinikat interne të Gastrologjisë dhe Hematologjisë në qytetin e Shkupit janë zbrazur nga mjekët dhe pacientët.
Kanë mbetur vetëm stafi për gjendje emergjente, njoftojnë nga mantelbardhët. Këto masa u morën në parandalimin e përhapjes së virusit Korona.
Kjo është klinika e tretë pas asaj të Dermatologjisë që u mbyll dje. Detaje do të jepen pas pak nga Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe./TV MALISHEVA/