Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se përveç viktimave rreth 800 të tjerë janë prekur nga virusi.
25 viktima janë shënuar në provincën Wuhan ndërsa një viktimë është shënuar në Hebei. Paniku dhe frika ka rënë në të gjithë botën.
Kjo ka bërë që autoritetet në Kinë të bllokojnë 10 qytete me rreth 20 milionë banorë.
Banorët e këtyre qyteteve ndalohet të udhëtojnë apo dalin në ambiente publike.
Gjithashtu autoritetet kineze për shkak të përhapjes së virusit, kanë bllokuar edhe Vitin e Ri Lunar, një nga datat më të rëndësishme në kalendarin kinez.