Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, tha se në krizën shëndetësore nëpër të cilën po kalojmë ka edhe lajme të mira.
Sipas rezultat i reduktimit drastik të qarkullimit e aktivitetit publik, cilësia e ajrit në vend është përmirësuar ndjeshëm.
Kur të përfundojë kjo situatë, Abdixhiku tha se të mendojmë seriozisht për transformim rrënjësor të transportit publik.
“Si rezultat i reduktimit drastik të qarkullimit e aktivitetit publik, cilësia e ajrit nëpër qytetet tona është përmirësuar rrënjësisht, Përqendrimet e Dioksidit të Azotit (NO2) kanë rënë për plot 50%. Këto janë të dhënat që morra sot nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Instituti Hidrometeorlogjik; të dyja trupa në kuadër të Ministrisë. Rrini në shtëpi. Edhe pak. Kur të dalim, të mendojmë seriozisht për transformim rrënjësor të transportit publik”, shkroi Abidixhiku.
Ndryshe, për shkak të masave të marra nga koronavirusi, është vënë re përmirësim i ajrit në të gjitha metropolet e mëdha dhe vendet të cilat e kanë pasur ndotjen e ajrit si problem madhor./ Tv Malisheva