Në prag të seancës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, në Kuvendin e Kosovës ka qëndruar ambasadori amerikan, Philip Kosnett.

Ai tridhjetë minuta para se të fillojë seanca u pa duke dalë nga objekti i legjislativit.

Ende nuk dihet se me kënd është takuar, mirëpo KosovaPress mëson se ai ka zhvilluar një takim me kryeparlamentaren, Vjosa Osmani.

KosovaPress është duke qëndruar tek hyrjet e Kuvendit të Kosovës, derisa deputetët e partive të ndryshme kanë filluar të hynë brenda objektit.

Me inicimin e mocionit të mosbesimt të LDK-së përkrahur nga partitë opozitare sot pritet të rrëzohet Qeveria Kurti./TV MALISHEVA/

Share.