Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj është takuar me homologen e tij zvicerane Viola Amherd me të cilën ka diskutuar rreth bashkëpunimit Kosovë-Zvicër në fushën ushtarake trajnimin e përbashkët të forcave të dy shteteve.

Në një postim në Facebook thuhet se pjesë e diskutimeve ishte edhe angazhimi i përbashkët në çështjen e inkuadrimit të vajzave në ushtri dhe shkëmbimin e përvojave sa i përket proceseve të rekrutimit në përgjithësi.

Po ashtu u diskutua edhe mbi situatën gjeopolitike si dhe rëndësia e Republikës së Kosovës në rajonin e Ballkanit Perëndimor në zhvillimet aktuale, si një shtet që mbështetë politikat evropiane me rol të rëndësishëm në stabilitetin e këtij rajoni./TV Malisheva

Share.