Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro për familjet e ndikuara nga tërmeti në Turqi, që ka ndodhur muaj më parë.

Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi miratoi edhe Projektligjin për shërbime sociale dhe familjare, ku u tha se shërbimet ndaj këtyre kategorive do të ndahen në parësore, dytësore dhe tretësore.

Krahas kësaj, qeveria miratoi Projektligjin për falimentim dhe themeloi Këshillin për zhvillim të industrisë.

Po ashtu i dhanë dritë të gjelbër vendimit për shpronësim të disa pronave në Prizren dhe Shtërpcë.

/TV Malisheva

Share.