Malishevë, 22 tetor

Mbledhjen e -IX- (nëntë) të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa(KPF), për vitin 2019, e udhëhoqi Kryesuesi, Rrahim Morina.
Në këtë mbledhje që ishin për diskutim shtatë pika në rend dite u miratuan, nga anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF).
Gjashtë prej tyre ishin shqyrtim i raporteve të disa drejtorive komunale, të gjitha këto u rekomanduan për mbledhjen e re të Kuvendit Komunal të Malishevës.

Po ashtu u shqyrtuan edhe disa kërkesa të qytetarëve adresuar në KPF, të cilat kishin të bënin me çështje shëndetësore si dhe të ndërrim destinim të pronave.
KPF-së iu ishte drejtuar Komitetit për Arsim, Rini, Kulturë dhe Sport me idenë për hartimin e një draft-rregullore të re për nivelin parauniversitar, me arsyetimin se ka ndryshime substanciale dhe kërkesa të reja në fushën e arsimit.

Share.