Sot, janë bërë një vit nga fitorja e PDK-së në zgjedhjet lokale dhe kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi ka reaguar përmes një shkrimi në “Facebook” ku thotë, se rikthyen besimin në Mitrovicë, Skënderaj e Han të Elezit.

Krasniqi thotë se PDK-ja po qeverisë me sukses në 18 komuna të Kosovës, dhe sipas tij Partia Demokratike e Kosovës është alternativa më e besueshme e qytetarëve në transformimin pozitiv të komunave të tyre.

“Besimin e qytetarëve e kemi fituar mbi këtë parim themelor: Për të qenë në shërbim të qytetarëve dhe për të ndryshuar për të mirë jetën e tyre dhe vendet ku ata jetojnë. E kemi për detyrë dhe obligim që ta përmbushim këtë mision deri në realizimin e premtimit të fundit që e kemi dhënë para tyre. Bashkë me qytetarët do ta arrijmë këtë”, shkruan Krasniqi.

Postimi i plotë i Krasniqit:

/TV Malisheva

Share.