Vesel Krasniqi nga Nisma Socail Demokrate ka reaguar, pas anulimit të zonës ekonomike në Malishevë. Ai përmes rrjetit social facebook ka bërë thirrje qytetarëvë të Malishevës
: “Qytetarë të Komunës Malishevës pa dallim të bindjeve politike ju ftojë ta ngrisim zërin së bashku kundër këtijë diskriminimi që kjo qeveri po ju bënë qytetarëve të Komunës së Malishevës”
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Komunës së Malishevës në këto ditë të vështira për vendin tonë dhe mbar botën që po përballemi me epidemin covid-19 , qeveria e Kosovës gjenë kohën dhe hapsirën për hakmarrje të komunave që nuk e kanë votuar VV- në duke i ndëshkuar me ndalim të investimeve.
Kështu për komunën e Malishevës nuk është ndarë asnjë projekt i ri me buxhetin e vitit 2020, poashtu edhe projektet dhe investimet e miratuara disa edhe të kontraktuara nuk janë përfshirë në buxhetin e 2020.
Dje është anuluar me vendim të qeverisë zona ekonomike në Malishevë, zonë kjo shumë e domosdoshme për investitorë të brendshëm dhe të jashtëm.
Dy investitorë kosovarë që punojnë në mërgim të cilët kanë vendosur të investojnë me dy fabrika prodhuese e që do ta ulnin papunsinë në komunën e Malishevës dhe më gjerë, me këtë vendim iu pamundsohet investimi.
Shumë e pa moralshme është arsyetimi gjoja se i pa ligjshëm kur dihet mirë se për ndërtimin e kësaj zone ka vendim të qeverisë Haradinaj.
Qytetarë të Komunës Malishevës pa dallim të bindjeve politike ju ftojë ta ngrisim zërin së bashku kundër këtijë diskriminimi që kjo qeveri po ju bënë qytetarëve të Komunës së Malishevës.
Me respektë!
VK

Share.