Përbërësit;

150 gr miell
Vezë
Pak vaj
2,5 decilitra qumësht
2 lugë sheqer
Kripë
Ekstrakt vanilje
30 gr miell kokosi
Çokollatë
Krem pluhur çokollatë
Çokollatë e lëngshme

Hapat;

Përzieni vezët dhe shtoni miellin, gjalpin, qumështin, sheqerin, kripën dhe tri pika ekstrakt vanilje.

Përzieni me mikser që të fitoni një përzierje të butë.

Shtoni 20 gr miell kokosi dhe përzieni mirë, nga kjo përzierje skuqim krepe në një tigan të nxehtë mirë me pak vaj.

Përzieni krem pluhurin e çokollatës, sipas udhëzimeve në qesë dhe mbushni krepet.

Mbuloni me rigon e çokollatë dhe pluhurosni me miell kokosi.

Ju bëftë mirë! /TV Malisheva

Share.