Annalena Baerbock, Ministre e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ka rikonfirmuar mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Baerbock, në Komitetin e 132-të të Ministrave të Këshillit të Evropës në Torino, ka thënë se vizita e saj në Ballkanin Perëndimor e ka bërë të qartë se sa vendimtare është intensifikimi i bashkëpunimit të perëndimit me vendet e këtij rajoni në këto momente vendimtare duke pasur parasysh agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Tutje, ajo ka thënë se kjo është arsyeja pse Gjermania e mbështet dëshirën e Kosovës për tu bërë pjesë e Këshillit të Evropës.

“Vizita ime e fundit në vendet e Ballkanit Perëndimor më bëri të qartë se sa vendimtare është intensifikimi i bashkëpunimit tonë me këto shtete në këtë moment vendimtar. Kjo është arsyeja pse ne mbështesim dëshirën e Kosovës për t’iu bashkuar familjes së shteteve anëtare të Këshillit të Evropës”, ka thënë Baerbock.

/TV Malisheva

Share.