Mbledhja e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, me pjesëmarrjen e Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, po zhvillohet online.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pjesë e kësaj mbledhjeje, ndërsa më shumë detaje ka dhënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai tha se do të diskutohet garantimi i aksesit të vendeve të rajonit tonë në tregun evropian për importet mjekësore gjatë luftës me virusin. Plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave të luftës mbi biznesin e mbi punonjësit e sektorit privat, të detyruar të rrinë në shtëpi dhe kontributi i Bashkimi Evropian për vendet e rajonit tonë në këtë reagim. Mbledhja e Këshillit Evropian javën e ardhshme, ku do të diskutohet edhe vendimmarrja për çeljen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut TV MALISHEVA/ |