Kryeministri Albin kurti ka takuar Presidentin e R.I.T Kosova Kamal Shahrabi me të cilin biseduan se arsimi renditet lart në prioritetet e qeverisë, si burim i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të Kosovës.

U bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe R.I.T. Kosova (AUK) me projekte konkrete për zhvillimin e vendit, nëpërmjet zhvillimit të një shoqërie të edukuar mirë.

“Ngritja e edukimit cilësor ishte tema e takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Presidentin e R.I.T Kosova të Universitetit Amerikan në Kosovë, Kamal Shahrabi. Në takim u theksua se arsimi renditet lart në prioritetet e qeverisë, si burim i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të Kosovës. U bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe R.I.T. Kosova (AUK) me projekte konkrete për zhvillimin e vendit, nëpërmjet zhvillimit të një shoqërie të edukuar mirë”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

/TV Malisheva

Share.