Kryesuesja e Bordit të RTK Marijana Adamoviq Simiq përmes një letre ka kërkuar nga Radio Televizioni i Kosovës, redaksia e gjuhës serbe që të largohet lajmi i publikuar në webfaqe ” Kisha serbe lufton COVID-19 sipas modelit të paverifikuar rus”.
Simiq, përmes një emaili drejtuar menaxhmentit të RTK-së dhe anëtarëve të tjerë të Bordit të RTK-së, ju ka shkruar se “publikimi i lajmeve të tilla mund të jenë shqetësuese dhe kanë të bëjnë me lirinë e besimit dhe mund të kenë pasoja të pakëndshme edhe për kishën edhe për popullin”.
Këtë email, të cilin e ka siguruar KosovaPress, Simiq e dërgoi pasi RTK2 e publikoi lajmin e datës 12 prill 2020, të titulluar “Kisha serbe lufton COVID-19 sipas modelit të paverifikuar rus”
Përveç shumë mediave, ky lajm është publikuar edhe në Radio Televizionin e Kosovës, seksioni në gjuhën serbe, RTK2 në faqen e tij, i cili pas pak orësh është hequr me urdhër të Simiqit.
(https://www.rtklive.com/rtk2/?id=2&r=42268) (Lajmi është i Agjencisë së Lajmeve KosovaPress https://kosovapress.com/kisha-serbe-ne-prishtine-lufton-covid-19-sipas-modelit-te-paverifikuar-rus/)