Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në takim punë, u.d. të sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Feim Hoxha dhe drejtoreshën e Departamentit për Integrime Evropian dhe Koordinim të Politikave në MKRS, Brikena Molliqi-Gashi, me të cilët kanë biseduar për mundësit e bashkëpunimit në investime në fushën e kulturës, rinisë, sportit dhe trashëgimisë kulturore.
Në këtë takim, ishin të pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Fitim Shala dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Avdi Morina, të cilët edhe i kanë njoftuar zyrtarët e MKRS-së, për nevojat që ka Malisheva për investime dhe mbështetje nga ministria, në këto fusha.
Kryetari Kastrati, e ka falënderuar u.d. të sekretarit të përgjithshëm të MKRS-së, Feim Hoxha për vizitën dhe për investimet e ministrisë që ka bërë deri më tani në Malishevë, si dhe për nevojat që ka Malisheva, ndërsa sekretari Hoxha, e ka njoftuar kryetarin Kastrati, për mundësitë e investimeve që ka ministria dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me komunën.
Drejtorët Shala e Morina, i kanë njoftuar zyrtarët e ministrisë, për nevojat më të shpejta që ka Komuna e Malishevës, për t’u mbështetur nga MKRS, si në fushën e trashëgimisë kulturore, pastaj në atë sportive, përkatësisht përfundimin e tribunave në stadiumin e qytetit, si dhe në fushat tjera të kulturës, rinisë, sportit dhe trashëgimisë kulturore.
/TV Malisheva

Share.