Sot bëhen 21 vjet nga masakra në Padalishtë të Skenderajt, ku kriminelët serbë masakruan 19 anëtarë të familjes Imeraj, në mesin e të cilëve 11 femra dhe 5 fëmijë të moshës 2-16 vjeçare.
Në një raport të KMDLNJ-së me seli në Prishtinë, të lëshuar më 6 prill 2000 thuhet: “Në Skenderaj janë identifikuar emrat e të gjithë kriminelëve që më 26/27 mars 1999 në Padalishtë, masakruan 19 anëtarë të familjes Imeraj”. Predrag Belosheviq (Pjesëmarrës i luftërave në Kroaci dhe Bosnjë – Hercegovinë); Grujica Belojeviq (vëllai i Lubisha Belojeviq) Lubisha Belojeviq Zharko Belosheviq Zhika Belosheviq Malisha Tijaniq (vëllau i Çeda Tijaniq) Çeda Tijaniq Goran Tijaniq Dejan Tijaniq Vedran Tijaniq Obrad Tijaniq Zhivan Vuçiq Mirolub Vuçiq Dushan Vuçiq Rade Ivanosheviq (vëllau i Milisav Ivanosheviq) Milisav Ivanosheviq Igor Shapiq, Gradibor Radunoviq, Ivan Gajin Zoran Shlaniq Të gjithë nga fshati Cërkolez; Dushan Shapiq e Zharko Shapiq nga Belica; Dragan Cvetkoviq nga Uça dhe Sllobodan Petkoviq nga Jakovo-Serbi. |