Sekretari Amerikan i Shtetit, ka telefonuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku kanë folur rreth çështjes së strehimit të shtetasve afgan nga shteti i Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar me Sekretari Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ndërsa ka theksuar se Kosova ka marrë vlerësimin nga presidentin amerikan, Joe Biden për gatishmërinë dhe bashkëpunimin e treguar.
“Kosova është e nderuar të ofrojë një mjedis të sigurt për qytetarët afganë gjatë tranzicionit të tyre. Aleanca jonë me SHBA është e palëkundur dhe miqësia jonë po bëhet më e fortë”, ka shkruar Kurti.
“Kënaqësi për të folur me sek. @ABlinken sot.Vlerësimi për mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë. Kosova është e nderuar të ofrojë një mjedis të sigurt për qytetarët afganë gjatë tranzicionit të tyre. Aleanca jonë me SHBA është e palëkundur dhe miqësia jonë po bëhet më e fortë”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Pleasure to speak w/ Sec. @ABlinken today. He expressed @POTUS’s appreciation for our support & coop. Kosova is honored to offer a safe & secure environment for Afghan citizens during their transition. Our alliance w/ the US is unwavering, & our friendship is growing stronger. pic.twitter.com/l6WQa29fYd
— Albin Kurti (@albinkurti) September 6, 2021