Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka emëruar dy zëvendësministre dhe një zëvendësministër, të cilëve u ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.

Zëvendësministrat e emëruar janë:

Daulina Osmani, zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,

Dafina Gexha- Bunjaku, zëvendësministre e Shëndetësisë dhe

Kreshnik Ahmeti, zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Deri më tani, me vendim të kryeministrit të Kosovës janë emëruar 18 zëvendësministra./TV Malisheva

Share.