Kryeministri Albin Kurti ka emëruar edhe tre zëvendësministra. Të gjithë të LDK-së.
Kështu është bërë e ditur në një komunikatë për media nga kryeministria.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar sot tri propozimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës për zëvendësministra. Në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, është emëruar Bajram Gecaj, në atë të Ministrisë së Shëndetësisë, Izet Sadiku dhe në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit Arton Retkoceri”, thuhet në komunikatën qeveritare