Kryeministri Albin Kurti ka emëruar sot këshilltar Florim Isufin e demarkacionit.
Profesorin universitar, Florim Isufi, do te jëtë këshilltar i Kurtit për gjeoinformacion dhe çështje të kufirit.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka emëruar sot profesorin universitar Florim Isufi, këshilltar politik të jashtëm (pro-bono) për gjeoinformacion dhe çështje të kufirit. Bashkëpunimi i mëhershëm i kryeministrit Kurti me profesorin Isufi për çështje të kufirit, tani do të vazhdojë në kuadër të kabinetit të tij.
Ai i uroi punë të mbarë në detyrën dhe përgjegjësinë e re”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit. /TV Malisheva