Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi sot me ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett, ka falënderuar këtë të fundit për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së për shtetin e Kosovës.
Në këtë takim, në të cilin mori pjesë edhe shefja e Njësisë së Ekonomisë pranë Ambasadës amerikane në Kosovë, Lori Michaelson, kryeministri Kurti theksoi se për vendin, në këto momente, është jashtëzakonisht e rëndësishme t’i kushtohet tërësisht vëmendje aspektit shëndetësor të njerëzve dhe vitalitetit të ekonomisë.
Ambasadori Kosnett e përgëzoi kryeministrin për performancën e deritanishme të qeverisë, aprovimin e Buxhetit 2020, si dhe për masat e ndërmarra kundër përhapjes së koronavirusit.
Ndërsa, shefja e Njësisë së Ekonomisë pranë Ambasadës amerikane në Kosovë, Lori Michaelson, nënvizoi rëndësinë e orientimit të buxhetit të ri veçanëris ht në aspekte zhvillimore./TV MALISHEVA/